Hoti, nesër vizitë zyrtare në Bruksel
09 shtator 2020
| 20:11
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bruksel.
Zyre për informim e Qeverisë, ka njoftuar se gjatë kësaj vizite kryeministri do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
(Q.R / Epoka e re)