Hoti: Nga nesër lejohet qarkullimi i plotë, por me kujdes

07 qershor 2020 | 14:20

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për vendimet e sotme të qeverisë për lehtësimin e mëtejshëm të masave kundër Covid-19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda vendit ashtu edhe me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

Postimi i plotë i Hotit:

Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.

  1. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.
  2. Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikëqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual.

Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë.

 

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i vdekjeve nga koronavirusi, në nivel global, ka kaluar…