Hoti ngushëllon familjen dhe kolegët e oficerit doganor që vdiq nga Covid-19

24 prill 2020 | 16:45

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e oficerit të Doganës që ka vdekur dje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

Hoti ka shkruar në llogarinë e vet n “Facebook” se lajmi për vdekjen e tij ishte tronditës dhe pikëllues.

“Lajmi për vdekjen e Kujtimit ishte tronditës dhe pikëllues për të gjithë ne që rrugëtuam bashkë në periudha të caktuara. Kujtimi do të mbetet për herë simbol i përkushtimit, sjelljes së pashoqe dhe devotshmërisë së tij ndaj punës, institucionit ku veproj për 20 vite më radhë dhe Republikës sonë në përgjithësi. Ngushëllime familjes dhe gjithë kolegëve të Doganës së Kosovës!”, ka shkruar Hoti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca e Këshillit të Sigurimit, ku do të…