![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/4CF49FDE-768B-4043-90BF-1529AE28DA63.jpeg)
Hoti nis takimet në Bruksel, takon David McAllisterin
25 qershor 2020
| 10:51
Kryeministri Avdullah Hoti ka nisur vizitën në Bruksel.
Ai është takuar me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, me të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
“Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.