Hoti: Një inxhinier dhe një xehetar u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit
02 qershor 2020
| 15:42
I niminuari për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se të gjithë janë tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve, Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
“Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit. Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve!
Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn! Zoti i bekoftë familjet e tyre!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.