Hoti njofton se janë kryer pagesat për mbi 10 mijë qytetarë
19 qershor 2020
| 16:45
Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se janë kryer pagesat për 10 mijë e 668 qytetarë si ndihmë gjatë pandemisë.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejtë 10668 qytetarë
➡Nga 170 euro për paga mujore
➡Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve
➡Nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë
➡Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj
➡Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve.