Hoti: Njohja nga Izraeli ka hapur dyert e reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit

21 dhjetor 2022 | 11:56

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me anëtarët e grupit të miqësisë Kosovë-Izrael, kanë pritur në takim ambasadoren e Izraelit, Tamara Ziv dhe me drejtorin për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, ambasadorin Dan Oryan.

“Takimin e filluam me urimin për festën Hanukkah dhe urova që kjo festë t’i gjej të lumtur dhe të bashkuar të gjithë besimtarët. Në këtë takim biseduam për arritjet që kemi bërë nga njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Izraeli dhe deri tek arritjet konkrete të njohjes që kanë rezultuar edhe me binjakëzim të komunave”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se njohja nga Izraeli që është bërë gjatë qeverisjes së tij sa ishte kryeministër ka hapur dyer të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset që të shkëmbejnë eksperienca diplomatike, shoqërore, kulturore, arsimore dhe biznesore me një shtet sikur Izraeli.

“Është fat për Kosovën që ka miqësi me Izraelin”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti italian, Federico Bernardeschi, beson se Cristiano Ronaldo ka merituar…