Hoti: Nuk do ta lejojmë getoizimin e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka thënë se angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim.
Hoti ka thënë se nuk do ta lejojnë getoizimin e Kosovës. Ai patheksuar se suksesi i qeverisë se re është i mundur vetëm nëse koordinohen me ShBA-në dhe BE-në
“Kjo nuk është gjë e re. I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme”.
“Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim ShBA dhe BE. Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim”.
“Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare”, ka thënë Hoti.