Hoti: Nuk ka pasur koordinim me opozitën dhe ndërkombëtarët për reciprocitetin për letërnjoftimet

04 gusht 2022 | 11:23

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria mbështetjen për masën e reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet akoma e ka nga ky subjekt.

Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, ka deklaruar se ka pasur mangësi në këtë proces.

“Koordinim të brendshëm nuk ka pas konsultim të vazhdueshëm me opozitën për këto tema, edhe duket nga informatat që kemi parë koordinim të duhur me partnerët tanë ndërkombëtar ndoshta nuk ka pas. Mbështetjen tonë e keni pas edhe e keni edhe tash, si dhe e keni parë qëndrimin e kësaj partie rreth kësaj çështje”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje ka telefonuar…