Hoti: Nuk kemi vija të kuqe
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shpreson në ndihmën e Shteteve të Bashkuara, që të kapërcej “trandjen” që mund të ketë shkaktuar vendimi për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Kryeministri në detyrë, Hoti, i cili ka qenë pjesë e dy qeverive të rrëzuara të dala nga legjislatura e fundit e kuvendit, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se vaksina e Pfizerit kundër Covid-19 do të vijë gjatë muajit shkurt.
Në këtë intervistë, Hoti ka thënë se asnjë qeveri nuk mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Uashingtonit. Ai ka folur edhe për koalicionet e mundshme, duke thënë se në parim, LDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë pari.
Hoti po ashtu ka premtuar depolitizim të stafit të misioneve diplomatike të Kosovës dhe zgjerim të rrjetit diplomatik, ndërkaq dialogun e Brukselit konsideron se LDK-ja e “ka strukturuar”.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/avdullah-hoti-zgjedhjet-vija-te-kuqe-/31094356.html