Hoti: Nuk kisha asnjë dilemë që ta pranoj ofertën e Prishtinës

13 qershor 2021 | 15:30

Transferi i ri i skuadrës së Prishtinës është edhe Mendurim Hoti, i cili pas shtatë viteve të kaluara në skuadrën e Feronikelit vendosi të transferohet në klubin me të madh në vend.

“S’kam pasur asnjë dilemë që më në fund të vendos të i përgjigjesha Prishtinës. Kam përfunduar në një ambient që ka grup fantastik lojtarësh. Trajneri Ramadani ka qenë arsye shtesë të mos mendohem fare, e njoh, kam punuar me të. I gjithë grupi më ka pritur në mënyrë të shkëlqyer. Me këtë grup që tani ka skuadra, nuk do të jetë edhe aq e vështirë, por me punë dhe angazhim edhe ato vështirësi që do t’i kemi rrugës do t’i kalojmë të gjitha së bashku. Është e vërtetë që në skuadër është konkurrencë e madhe, por i di aftësitë e mija dhe dua të punoj shumë që të ndihmoj skuadrën drejt ambicieve”, ka thënë Hoti për faqen zyrtare të Prishtinës.

“Të gjithë adhuruesve të klubit iu premtoj se do të jap maksimumin, si në stërvitje po ashtu edhe në ndeshje, me asistime e me gola, e bashkë me ta të ndajmë gëzimin. E vërtetë që në ndeshje dukem shumë temperament, shkak dëshirës së madhe për rezultat në pozitiv, por në jetën e përditshme jam mjaft i qetë dhe padyshim dua të jem shembull për çdo futbollist të ri që ka ambicie në futboll”, ka deklaruar Hoti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Lipjanit me rastin e 22-vjetorit të Ditës së…