
Hoti nuk komenton deklaratat e Trumpit se në Uashington ai u përqafua me Vuçiqin
29 shtator 2020
| 11:56
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka refuzuar të komentojë deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, së në takimin me palën serbe, në Zyrën Ovale ai është përqafuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Nuk i komentoj deklaratat e presidentit Trump”, ishte përgjigja e Hotit që dha lidhur më këtë çështje në konferencën e mbajtur sot për gazetarë, pas një takimi që zhvilloi me prodhuesit vendorë të qumështit.