Hoti: Numri i shtuar i rasteve me Covid-19 është si pasojë e moskujdesit tonë

15 qershor 2020 | 22:53

 

Pas rritjes së numrit të infektuarave me Covid-19, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se numri i shtuar i rasteve është si pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes.

“Numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me #COVID19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Të dashur qytetarë,

Numri i shtuar i rasteve të konfirmuara sot me #COVID19 është pasojë e mos kujdesit pas lehtësimit të masave të lëvizjes. Qeveria jonë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike të Kosovës është duke i zbatuar masat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe po ndjekim hapat e vendeve të BE-së për rimëkëmbje ekonomike.

Është krejtësisht në pergjegjësinë tonë që të mbrohemi dhe t’i zbatojmë me përpikmëri masat e distancës fizike. Prandaj, sërish ju bëj thirrje që të shtojmë kujdesin për neve dhe familjarët tanë!

  • Vendosni maska gjatë gjithë kohës në hapësira publike
  • Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të papastërta
  • Pastroni dhe dezinfektoni shpesh objektet dhe sipërfaqet e prekura siç janë tavolinat, tastierat, telefonat, parmakët dhe rezat e dyerve
  • Mbajeni distancën fizike
  • Nuk lejohet më shumë se 1 person në 8 metra katrorë në lokale
  • Pronarët e lokaleve janë të obliguar të publikojnë numrin maksimal të lejuar të personave para hyrjes së lokaleve

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka hapur zyrtarisht kufijtë ajrorë me Greqinë, duke nisur…