Hoti, Osmanit e Kurtit: Ju mbani konferenca në Prishtinë, barrikadat i heqin të huajt
28 dhjetor 2022
| 17:28
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar sërish për gjendjen në veri.
Ai ka drejtuar akuza në adresë të kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, duke theksuar se të dy po mbajnë fjalime nga Prishtina, e ndërkaq barrikadat i largojnë të huajt.
“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së. Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.