Hoti: Pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile nuk mund të përmirësohet procesi zgjedhor

21 qershor 2019 | 11:34

Kryetari i Komisionit Parlamentar ad hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje shoqërisë civile që ta ndërpresin bojkotin dhe të kthehen në këtë komision për të dhënë kontributin e tyre.

Ai ka thënë se pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile nuk mund të përmirësohet procesi zgjedhor në Kosovë.

“Projektligji për të cilin organizatat e shoqërisë civile me të drejtë po kundërshtojnë, tani për tani nuk bie në kompetencën e këtij Komisioni Parlamentar. Në cilësinë e kryetarit të këtij Komisioni Parlamentar, i ftojë këto organizata të vazhdojnë të japin kontributin në Grupin Këshillëdhënës që të adresojmë në mënyrë cilësore rekomandimet e vëzhguesve të BE-së, ashtu siç e kemi paraparë me planin e punës të Komisionit. Pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile nuk besoj se mund të bëhet përmirësim substancial i procesit zgjedhor në Kosovë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Për shkak të pakënaqësisë me draftin e Projektligjin për Financimin e Partive Politike, organizatat kryesore të shoqërisë civile e kanë pezulluar pjesëmarrjen në Grupin Këshillëdhënës që e mbështet punën e Komisionit Parlamentar ad hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor.

Komisioni Parlamentar i formuar në prill të këtij viti ka synim kryesor adresimin e rekomandimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE-ja. Pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile nuk besoj se mund të bëhet përmirësim substancial i procesit zgjedhor në Kosovë.

Projektligji për të cilin organizatat e shoqërisë civile me të drejtë po kundërshtojnë, tani për tani nuk bie në kompetencën e këtij Komisioni Parlamentar.

Në cilësinë e kryetarit të këtij Komisioni Parlamentar, i ftojë këto organizata të vazhdojnë të japin kontributin në Grupin Këshillëdhënës që të adresojmë në mënyrë cilësore rekomandimet e vëzhguesve të BE-së, ashtu siç e kemi paraparë me planin e punës të Komisionit.

Po ashtu, dëshiroj t`i njoftoj ato se asnjë projektligj, e aq më pak ky për Financimin e Partive Politike, i cili bie ndesh me frymën kushtetuese dhe parimet zgjedhore sipas standardeve të BE-së, nuk do të përkrahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Besoj se në Kuvendin e Kosovës do të arrijmë të ndërtojmë konsensusin e nevojshëm për një ligj për financimin e partive politike që është në përputhje me standardet e BE-së dhe që siguron financim dhe raportim transparent të partive politike, që siguron llogaridhënie të partive politike ndaj qytetarëve dhe votuesve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me tetë vota për, një kundër Komisioni Hetimor Parlamentar për…