Hoti: Para shpërndarjes së Kuvendit do të votohet marrëveshja ndërkombëtare e IPA-s
05 gusht 2019
| 12:20
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se në mbledhje të Kryesisë se Kuvendit të gjitha subjekte politike janë pajtuar që para se të shpërndahet kuvendi të votohet marrëveshja ndërkombëtare e IPA-s.
“U pajtuam që më datë 22 gusht 2019 në orën 10:00 të shpërbëhet Kuvendi dhe për të dërguar vendin në zgjedhje. Gjithashtu u dakorduam që para kësaj të votohet marrëveshja ndërkombëtare IPA”, ka thënë Hoti pas mbledhjes se kryesisë së kuvendit