Hoti paralajmëron masa shtesë kundër Covid-19, s’e përjashton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

12 korrik 2020 | 16:35

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka thënë se do të ndërmarrin masa shtesë kundër Covid-19.

Hoti në një konferencë për medie, ka thënë se në Këshillin e Sigurisë Kombëtare është diskutuar edhe për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se ka pasur pajtueshmëri që fillimisht të shkohet me ndërmarrjen e masave rigoroze kundër Covid-19.

Në këtë kontekst, Hoti ka thënë se sot do ta mbajnë mbledhjen elektronike të qeverisë për të marrë vendim për të gjitha këto masa.

Më tutje, Hoti ka thënë se nëse nuk funksionojnë masat rigoroze kundër Covid-19, do të fillojnë përgatitjet për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme. (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/712156156010229/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë po humbin para nga Covid-19. Në këtë listë bën…