Hoti paralajmëron masat ekstreme anit-Covid: Rreziku është shumë real

14 tetor 2020 | 15:41

Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratin Sanitar, Inspektoratin Komunal, Inspektoratin Shëndetësor dhe Inspektoratin Farmaceutik, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, drejtorin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi dhe drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Naser Krasniqi, ku ka diskutuar për situatën e përgjithshme me pandeminë Covid-19, me ç’rast kërkoi rritje të angazhimit në menaxhimin sa më efikas të kësaj epidemie.

Hoti ka paralajmëruar për një mbyllje të re totale në vend, nëse nuk respektohen masat e ofruara në luftë kundër pandemisë se koronaviruit.

Kryeministri ka pranuar se trendi në të cilin gjendemi del të jetë shqetësues sa i përket rasteve, por sipas tij, gjendja mund të rëndohet edhe më shumë, nëse nuk merren parasysh masat mbrojtëse anti-Covid.

“Rreziku është real që nëse shkon në këtë trend, që të marrim masa më shtrënguese në dy -tri javët e ardhshme. Rreziku është shumë real që për dy deri në tri javë, të detyrohemi të marrim masa ekstreme. Ajo çfarë unë them që me respektimin strikt të masave ne mund ta mirëmbajmë këtë gjendje. Nuk duam të shqetësojmë bizneset dhe qytetarët por qe është në interes të tyre të respektojnë këto masa”, ka thënë Hoti, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me…