Hoti paralajmëron mbyllje totale

10 nëntor 2020 | 17:57

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, kreu i ekzekutivit ka thënë se pritet që masat e reja të hyjnë në fuqi brenda dy ditësh.

Ai ka thënë se i kupton shqetësimet e bizneseve, por se primar është “ruajtja e shëndetit publik”.

Në këtë intervistë, kryeministri Hoti po ashtu ka kundërshtuar ashpër thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

“Janë dy zgjidhje: ose mund të mbajmë vendin e izoluar edhe të ankohemi në Prishtinë me deklarata për shtyp, në konferenca për shtyp, ose shkojmë në Bruksel dhe ulemi në tavolinë të dialogut dhe mbrojmë interesat shtetërore të Kosovës. Unë kam zgjedhur ketë të dytën”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se zhvillimet që lidhen me Dhomat e Specializuar duhet të lihen anash dhe të mos lidhen me proceset e tjera.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/avdullah-hoti-mbyllje-e-totale-/30940921.html.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka dërguar një…