Hoti paralajmëron mësim online në të gjitha nivelet e arsimit

16 mars 2021 | 12:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar fillimin e mësim online në të gjitha nivelet e arsimit.

Ai ka deklaruar se vendimi për këtë çështje pritet të merret sot pasdite. “Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite”, ka thënë Hoti në profilin e tij në “Facebook”.

Hoti ka diskutuar sot për situatën e pandemisë me ministrin e Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi dhe zëvendësministrin e Arsimit, Xhavit Rexhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë më parë u transmetua intervista e shumëpritur e…