Hoti paralajmëron mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj
06 prill 2018
| 12:03
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka dëshmuar se nuk është në gjendje të qeverisë me vendin.
Ai në konferencën e rregullt javore ka theksuar se janë duke biseduar me partitë e tjera opozitare për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Hoti ka thënë se nëse partitë politike nuk dakordohen për caktimin e një datë për zgjedhje të reja parlamentare, atëherë LDK-ja do të iniciojë mocion për rrëzimin e Qeverisë.
“Është e rëndësishme që zgjedhjet të mos mbahen me nguti brenda 30 ditëve. Nëse kjo nuk ndodh ne jemi të obliguar që ta çojmë mocionin. LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe partitë e tjera të mos dyshojnë në këtë”, ka thënë Hoti.
/Epoka e re/