Hoti: Partitë të bisedojnë për ta shpërndarë Kuvendin
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka ftuar të gjitha subjektet politike që të ulen dhe të bisedojnë për të shpërbërë Kuvendin e Kosovës.
Në profilin e vet në “Facebook”, Hoti ka shkruar se sot kanë dështuar shumica e mbledhjeve të komisioneve parlamentare për shkak të mungesë se deputetëve të koalicionit qeverisës.
“Sot kanë dështuar shumica e mbledhjeve të komisioneve parlamentare për mungesë të deputetëve të koalicionit PAN. E udhës do të ishte që partitë politike të ulen së bashku për të shpërbërë Kuvendin. Kosova meriton të ketë institucione legjitime, të besueshme, që janë në krye të detyrës. Kjo formë e qeverisjes duhet të mbarojë sepse po dëmton çdo proces në vend”, ka shkruar Hoti.
/Epoka e re/