Hoti pas atentatit ndaj Trumpit: Më vjen mirë që është mirë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Ai ka thënë se i vjen mirë që Trumpi është mirë dhe pa lëndime serioze.
“Shpreh keqardhje dhe dënoj tentim atentatin ndaj Presidentit Trump. Më vjen shumë mirë që ai është mirë dhe pa lëndime serioze. Lutem për familjen personit që u vra dhe personit që u plagos gjatë tubimit.”
Hoti ka thënë se dhuna politike nuk duhet toleruar dhe se demokracia duhet mbrojtur me çdo kusht.
“Dhuna politike nuk duhet toleruar. Demokracia duhet mbrojtur me çdo kusht. Raste të tilla na tregojnë se asnjë demokraci, sado e konsoliduar që është, nuk është e pacenueshme. Është inspiruese dhe leksion për të gjithë bashkimi i skenës politike në Amerikë në dënimin e sulmit dhe në vendosmërinë për mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë.”