Hoti: Pas pak ditësh fillojmë bisedat për çështjen e presidentit

16 nëntor 2020 | 15:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se së shpejti do t’i nisin diskutimet me partitë politike për pozitën e presidentit të vendit.

Hoti ka thënë se beson që kjo çështje do të marrë udhë, ndërsa ka theksuar se do ta shohin mundësinë për ta kaluar këtë situatë.

“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë. Për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik për të parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, ka thënë Hoti në një konferencë për medie, pas vizitës që ka pasur në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje Shqipëria fitoi pastër me shifrat 3-1 ndaj Kazakistanit, por…