
Hoti: Pas ratifikimit të demarkacionit, Haradinaj të jap dorëheqje
20 mars 2018
| 16:42
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se pas ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit, Ramush Haradinaj duhet të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
Ai ka thënë se LDK-ja në mënyrë unanime do ta votojë këtë marrëveshje.
Më tutje, Hoti ka ftuar deputetët e Vetëvendosjes që ta votojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malit të Zi, duke mos e lënë Listën Serbe që të faktorizohet në raport me këtë marrëveshje.