Hoti pas takimit me Thaçin: Shpresoj që dialogu të përmbyllet me sukses muajt e ardhshëm
Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti kanë kanë folur për zhvillimet e fundit në vend, e në veçanti për dialogun me Serbinë.
Kryeministri Hoti ka thënë se ky është procesi më i rëndësishëm për vendin pas shpalljes së pavarësisë.
Hoti është shprehur optimist që në muajt në vijim ky proces të përmbyllet.
“Ky është procesi më i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë për të përmbyllë marrëveshjen. Kemi mbështetjen kyçe të Gjermanisë dhe Francës por edhe të SHBA-së. Për të përmbyllë një marrëveshje finale që është në interes të të dy vendeve, mendojë është është një momentum shumë i mirë, sepse kemi vëmendjen të shteteve kyçe, mbesë me shpresë që në muajt e ardhshëm të përmbyllet me sukses ky proces, me njohje reciproke”, u shpreh Hoti.
Hoti po ashtu ka folur për pakënaqësitë e shprehura nga partnerët e tij të koalicionit për këtë proces, derisa ka thënë se do të mbajë të gjitha palët të informuara lidhur me ecurinë e procesit.
“Për shkaqe të dialogut unë do të mbaj të gjitha palët e informuara dhe askush nuk do të ketë pse të ndërmarrë asnjë veprim për shkak të këtij procesi”, u shpreh Thaçi.