Hoti pas takimit me Vuçiqin: Takim i vështirë, u diskutua për të pagjeturit dhe ekonominë
Në Bruksel ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është shënuar progres në kuadër të dialogut.
Hoti përmendi dy tema që janë diskutuar gjatë bisedimeve: çështja e të pagjeturve dhe zhvillimi ekonomik.
“Ka qenë takim i vështirë. Qëndrimin tonë e kam prezentuar në këtë takim dhe nuk do të lëviz asnjëherë nga ai qëndrim. Kjo është faza finale e përmbylljes së çështjeve të hapura me Serbinë”, ka thënë kryeministri Hoti, duke shtuar se i gjithë procesi do të marrë disa javë ose muaj, por jo më shumë.
“Jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, ka deklaruar Hoti.