
Hoti: Pasnesër nisim reformat në të gjitha fushat
Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas arritjes se marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen, ka thënë se nga 4 shkurti do të nisin reformat e përgjithshme në Kosovë.
Ai ka thënë se si partner i barabartë qeverisës me Vetëvendosjen, do të angazhohen në fuqizimin e shtetit të Kosovës.
“Sot u arrit marrëveshja. Nesër votohet qeveria. Pasnesër nisim reformat ekonomike, arsimore e shëndetësore, si dhe për fuqizim të rendit e ligjit për të gjithë njësoj. Si partner i barabartë qeverisës, do të angazhohemi shumë që të fuqizojmë shtetin e Kosovës, ushtrinë e Kosovës, pozitën e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Do të avancojmë miqësitë me partnerët tanë, do të punojmë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.