Hoti: Për dëshmorin Fitim Duraku çlirimi kishte me shumë rendësi se jeta
Opinionisti Agron Hoti e ka përkujtuar shokun e studimeve, dëshmorin Fitim Durakun në ditëlindjen e tij. Hoti ka thënë se Fitimi ishte trim dhe besnik dhe se për të më shumë rendësi kishte çlirimi se jeta.
“Fitim Duraku – Një shok student që s’ia gjeje shokun, një djalosh që vetëm për trimëri ia dinte. Kishte humor, çiltërsi, ishte i afërt e shumë besnik. ‘Nëse vdekja ime do t’i shërbente çlirimit të Kosovës, s’do të më frikësonte fare ta jepja që sot për atdhe’- thoshte shpesh Fita dhe vërtet bëri ashtu ky djalosh, i cili – edhe pse e donte jetën, e donte rininë – s’deshi asgjë më shumë sesa kombin që e lindi dhe rriti. Lavdi, përulje e respekt, Fitim Duraku!”, ka shkruar Hoti.
Dëshmori Fitim Duraku ka lindur me 27 Shtator 19751 në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, i rritur e frymëzuar nga profesor Ukshin Hoti. Ai ishte pjesë e Brigadës 124 “Gani Paqarizi” Zona Operative e Pashtrikut. Fitimi ra dëshmor më 4 Prill 1999 ne Kleçkë ku edhe u varros, pas çlirimit u rivarros në Kopshtin e Dëshmorëve në vendlindjen e tij, Krushë e Madhe. /Epoka e re/