Hoti: Për idenë e korrigjimit të kufirit po kërkohen aleatë që kurrë nuk i kemi pasur
13 nëntor 2018
| 14:29
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se e keqja e propozimit për korrigjimin e kufirit është se për këtë çështje janë duke u kërkuar aleatë që kurrë nuk i ka pasur vendi unë.
“E keqja e re, dhe më e madhja deri më tani, e propozimit për korrigjimin e kufirit të Kosovës është se për të po kërkohen aleatë atje ku kurrë nuk i kemi pasur. Kjo qasje ka filluar ta zhvendos Kosovën jashtë interesave euroatlantike, që bie ndesh me përpjekjet tona për orientim gjeostrategjik të Republikës së Kosovës kah perëndimi. Ne duhet ta ndalim këtë zhvendosje gjeostrategjike të Kosovës sa nuk është bërë vonë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/