Hoti për Kurtin: “Mund t’i ikë përballjes, por jo 9 shkurtit”
01 shkurt 2025
| 22:29
Ish-kryeministri Avdullah Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet ka thënë se Albin Kurti, mund edhe t’i ikë përballjes me oponentët politikë, por s’mund t’i ikë 9 shkurtit.
Hoti ka deklaruar edhe se, mos prezencën e VV-së në disa televizione duke thënë se kjo është për keqardhje, dhe se, do të ishte qasje e duhur që në studio televizive të kishim përfaqësuesit e partive politike për të ballafaquar programet për ekonomi, ose shëndetësi.