Hoti për letrën e komandant të FSK-së: Shqetësuese
11 tetor 2024
| 13:05
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar për letrën e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, lidhur me ushqimin në FSK.
Hoti ka thënë se kjo situate është tepër shqetësuese.
“Si mund të jemi të sigurt se kjo mazhorancë mund të avancojnë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri sipas standardeve të NATO-s, nëse nuk arrijnë të menaxhojnë çështje teknike e logjistike të furnizimit me ushqim të kadetëve të FSK-së? Deklarimi i sotëm në media, ku komandanti i FSK-së ngrit shqetësimet e tij tek ministri dhe sekretari i Ministrisë së Mbrojtjes, është tepër shqetësues”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.