Hoti për LV-në: Nga ‘as asi, as ksi’, në ‘ksi me vetëmenaxhim’
28 mars 2023
| 21:21
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar përsëri qeveritarët pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimit për një lloj vetëmenaxhimi për serbët e Kosovës.
Hoti, që në kohën kur ishte në kryeministër ishte kritikuar nga VV-ja për marrëveshjen e Uashingtonit, ka vënë theksin tek deklaratat e eksponentëve të pushtetit para 18 marsit.
“Nga ‘as asi, as ksi’, në ‘ksi me vetëmenaxhim’. I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet”, ka shkruar Hoti.
“Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke deri tek ‘vetëmenaxhimi’”, ka shtuar Hoti.