Hoti për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve: Dëmton bizneset e vogla
20 tetor 2022
| 12:31
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kundërshtuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore.
Hoti ka thënë se ky projektligj bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës si dhe dëmton bizneset e vogla dhe forcon bizneset e mëdha.
“Efekti i projektligjit do të jetë çrregullim masiv i ofertës si rezultat falimentimit të tregtarëve të vegjël dhe të mesëm dhe fuqizim i atyre të mëdhenjve. Mendoj që ky projektligj duhet të tërhiqet të bije poshtë”, ka thënë ai.