Hoti për Qeverinë Kurti: Mashtrues dhe të dëmshëm për shtetin

17 janar 2023 | 21:45

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me videon e Kurtit, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se disa persona kanë aftësi për t’i transformuar qëndrimet e veprimet nga njëri ekstrem në tjetrin. Duke lënë të kuptohet se Kurti i ka ndryshuar qëndrimet për Oliver Ivanoviq.

“Është impresive aftësia e disave për tu transformuar në qëndrime e veprime nga njëri ekstrem në tjetrin. Ndërsa, disa lindin e vdesin me një palë mend, nuk ndërrojnë pavarësisht rrethanave. Ata të parët quhen mashtrues, të cilët kur janë në pozita vendimmarrëse bëhen të dëmshëm për shtetin”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spektaklin e kaluar, Kejvina përdori dhunë fizike ndaj Luizit. Kjo…