Hoti për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë: Do të dëmtohen komunat
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka folur për pasojat siç ka thënë për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.
Sipas tij, pasojat do të jenë të rënda për qytetarët e në veçanti për komunat për shkak të granteve që marrin bazuar në kokë banori.
“Të gjitha të dhënat tregojnë se pasojat do të jenë ekonomike. Mos shpërndarja e të gjitha burimeve dhe buxhetit, për komunat sepse grantet që i ndajmë i marrim për bazë numrin e regjistrimit të popullsisë. Shumë e rëndësishme për vendimmarrjen e bizneseve, për tu organizuar e bëjnë bazuar në kërkesën që vjen nga qytetari”.
“Do të pamundësohet rangimi ndërkombëtarë, si do të rangohet Kosova për kokë banori në Evropë. Me kërkesë time do të organizojmë dëgjim publik për pasojat e këtij dështimi. Ne do t’i shohim pasojat në vitin 2024 dhe ndoshta edhe në vitin 2025”, u shpreh Hoti gjatë seancës së sotme të Kuvendit, raporton EO.