Hoti për takimin e Uashingtonit: Në emër të Kosovës flasë unë

18 qershor 2020 | 15:23

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për medie pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, ku kanë diskutuar për çështjen e dialogut dhe takimin e Uashingtonit.

Me këtë rast, Hoti ka thënë se do të kërkojë themelimin e një komisioni parlamentar për dialogun.

“Do të kërkojë themelimin e komisionit parlamentar për dialog. Unë ftojë partitë opozitare që të marrin rolin e tyre mbikëqyrës. Unë do t’i qasem liderëve të opozitës ku do që ata e shohin të arsyeshme për t’i informuar rreth dialogut. Me këtë transparencë të plotë të procesit, ne do t’ia dalim mbanë. Unë do t’u çojë ftesat në formatin, kohën dhe vendin që ata dëshirojnë”, është shprehur Hoti.

Më tutje, Hoti ka folur edhe për agjendën e mundshme të takimit të 27 qershorit në Uashington, derisa ka thënë se pritjet janë shumë pozitive.

“Agjenda e Uashingtonit do të bëhet e qartë. Pritjet janë shumë pozitive. Ne shkojmë për marrëveshje me njohje reciproke. Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit, dhe nga delegacioni që unë vlerësojë se duhet të jetë aty. Në emër të Republikës së Kosovës flas unë sepse kompetencat janë të qarta”, është shprehur Hoti.

Vlen të përmendet se në këtë takim të ftuar nga kryeministri Hoti nuk ishin të pranishme partitë përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri Blerim Kuqi ka emëruar Mentor Sylmetën ushtrues detyre i…