Hoti për vizitë zyrtare në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë
03 nëntor 2020
| 13:04
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë.
Nesër paradite kryeministri Hoti, do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik, raporton “Epoka e re”.
Ndërsa pasdite në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.
Në vizitën e parë zyrtare të kryeministrit Hoti, në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj -Stublla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqiu.