Hoti përgëzon Zemajn dhe stafin shëndetësorë për menaxhimin e pandemisë
02 tetor 2020
| 15:32
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Një gjë të tillë, Hoti e ka bërë pas rënies se numrit të rasteve të reja me Covid-19.
“Përgëzime gjithë stafit shëndetësorë, Ministrit Zemaj dhe të gjithë atyre të përfshirë në menaxhimin e situatës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Hotit:
Sot kemi:
645 testime për Covid-19,
42 raste pozitive,
0 vdekje,
54 të shëruar.
Përgëzime gjithë stafit shëndetësorë, ministrit Zemaj dhe të gjithë atyre të përfshirë në menaxhimin e situatës.