Hoti përkujton Enver Malokun

11 janar 2021 | 12:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar Enver Malokun në përvjetorin e vrasjes së tij.

Hoti ka thënë se gjithmonë do ta kujtojmë kontributin e Enver Malokut në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në 22-vjetorin e vrasjes, kujtojmë jetën dhe veprën e Enver Malokut, bashkëpunëtorit të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, shefit të Qendrës Informative të Kosovës gjatë viteve të 90-ta, përmes së cilës botës demokratike i përcolli të vërtetat e ngjarjeve të rënda që ndodhnin në vendin tonë, në kohën kur gjithandej mbretëronte terr informativ. Gjithmonë me krenari do ta kujtojmë kontributin e Enver Malokut në rrugëtimin tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: one or more people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia e Drejtësisë ka njoftuar se do t`i bojkoton zgjedhjet…