Hoti përshëndet zgjedhjen e qeverisë së re të Maqedonisë se Veriut

31 gusht 2020 | 11:29

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Në mesazhin e urimit të kryeministrit Hoti, ndër të tjera, thuhet se Qeveria e Kosovës, dhe personalisht ai si kryeministër presin që të punojnë me qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.

“Me rastin e zgjedhjes së Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, kam kënaqësinë t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta kryeministrit Zoran Zaev, kabinetit të tij qeveritar dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se marrëdhëniet tona bilaterale do të vazhdojnë të forcohen, në bazë të marrëdhënieve historikisht të afërta dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe dy popujve tanë”.

“Qeveria e Kosovës, dhe unë personalisht, mezi presim që të punojmë me Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ne jemi të vendosur të përqendrohemi sidomos në rritjen e bashkëpunimit tonë bilateral ekonomik që duhet të përputhet me marrëdhëniet e shkëlqyeshme politike ndërmjet të dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urues të kryeministrit Hoti.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Auto Shkolla "Lumi" shpall të pavlefshme certifikatën e TVSH-së, me…