Hoti: Pjesëmarrja e deputetes Rugova në seancë, në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së
04 shtator 2018
| 15:42
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme për ekipin negociator të Qeverisë është në kundërshtim në qëndrimin e kësaj partie, e cila nuk ka marrë pjesë në këtë seancë
“Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës. Secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/