Hoti: Po pauzojmë nga aplikimi në organizatat ndërkombëtare që të mos dështojmë

21 tetor 2020 | 12:50

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke raportuar në interpelancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për moratoriumin anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Hoti në arsyetimin e tij për pauzimin e Kosovës në aplikimin për t’u bërë anëtar të organizatave të rëndësishme tha se po punohet që të mos dështohet në aplikim.

“Rreth anëtarësimit në organizata ndërkombëtarë, përkatësisht pauzimit për një vit për të aplikuar në organizata ndërkombëtare siç jemi dakroduar në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësia e Kosovës si dhe njohjet ndërkombëtare e anëtarësimi janë koordinim i ngushtë sistematik në partnerin tonë, pra me ShBA-të. Vetëm kështu ka qenë e mundur të ngritet dhe rritet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës dhe çdo aplikimin për në organizatat ndërkombëtarë të jetë i suksesshëm. ShBA-të gjenden në krye të listës së partnerëve tanë në këtë drejtim, që kanë përkrahur deh sponsorizuar anëtarësimin e Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka theksuar se në këtë frymë duhet kuptuar, se Kosovës i duhet përkrahje e shteteve të tjera, për në këto organizata.

“Pra duhet kuptuar në këtë frymë, që na nevojitet përkrahje e ShBA-së dhe shteteve tjera. Edhe duhet parë nga këndvështrimi në afatizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila duhet të ndodhë me një njohje reciproke, dhe normalizim të marrëdhënieve në çdo aspekt. Pavarësisht këtyre për të pauzuar për një vit në organizata ndërkombëtare, s’po pauzojmë punën tonë, por po përgatitemi për organizata, pra në koordinim të plotë me gjithë partnerët dhe ShBA-të. Që të sigurohemi se aplikimet tona s’do të dështojnë si në të kaluarën, por do të pranohen”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion nga Qeveria Hoti është kritikuar sot…