![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/07/Avdullah-Hoti-foto-KALLXOcom-e1502356310930-650x358.png)
Hoti: Po përgatisim strategji për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj
16 korrik 2018
| 21:46
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij po përgatit strategjinë e veprimit për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Sipas tij LDK-ja do të jetë një opozitë e fuqishme në Kuvendin e Kosovës.
Reagimi i plotë:
Sot me Grupin Parlamentar te LDK-se po pergatisim strategjine e veprimit te Grupit tone per javet dhe muajt e ardhshem.
Grupi eshte i vendosur per opozite te fuqishme dhe ndalje te kesaj keqeverisje.
Sjellja jone ne seanca do te jete e qarte dhe e vendosur. Vullneti ekziston dhe mbeshtetja qytetareve nuk ka qene asnjehere me e madhe.