Hoti: Po përjetojmë kohën kur kryeministri heziton të përgjigjet për raportet e tij me ShBA-në
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospërgjigje në pyetjet për marrëdhëniet e tij më Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Ai ka thënë se ky hezitim i Kurti, por edhe i çdo zyrtari të Kosovës, nuk i shërbejnë interesave strategjike të Kosovës.
“Po e përjetojmë kohën kur Kryeministri i Kosovës heziton të përgjigjet në pyetjet për marrëdhëniet e tij me ShBA-në. Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me ShBA-në. Çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Kurti pyetet për raportet me ShBA-në: Këtu jemi në Urologji, pastaj do të shkoj në Malishevë