Hoti: Po përmbyllen akset kryesore rrugore në vend
12 tetor 2020
| 12:10
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nisjen e punimeve të rrugës Kllokot-Gjilan.
Me këtë rast, Hoti ka thënë se me këtë projekt po përmbyllen akset kryesore rrugore në vend.
“Falënderoj kryetarin e Vitisë, kryetarin e Gjilanit, kryetarin e Kllokotit dhe kryetarët e këtij regjioni për bashkëpunimin që kemi pasur këtë kohë”.
“I falënderoj për qasjen ndaj menaxhimit të pandemisë. E përgëzoj kryetari e Gjilanit, Lutfi Haziri për organizmin me kryetarët e komunave të këtij regjioni të cilët janë përballë të parët me pandeminë”, ka thënë Hoti.