Hoti: Po të duam e çojmë vendin në zgjedhje për 30 ditë
24 prill 2018
| 20:03
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia ku ai është anëtar për tridhjetë ditë mund ta çojë vendin në zgjedhje.
“Qëndrimi i LDK-së është i qartë. Ne mund ta çojmë vendin për 30 ditë në zgjedhje. Por dëshirojmë që këtë ta bëjmë në mënyrë të dakorduar. Ne dëshirojmë që të krijojmë konsensues në këtë shoqëri”, ka thënë ai në “RTK”.
Ai ka pasur kritika për qeverisjen e koalicionit PAN.
“Nuk ka legjitimitet për të qeverisur”, ka thënë Hoti.