
Hoti: Politika të përmbahet nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj presionit që partitë po i bëjnë KQZ-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar partitë politike që të përmbahen nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura.
Sipas tij, nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin, raporton “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Hotit:
Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre.
Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane.
Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë.