Hoti: Premtimet e Qevrisë për Trepçën ishin propagandë, mashtrimet marrin fund së shpejti

24 gusht 2024 | 19:11

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vizitës së djeshme të ministrit Xhelal Sveçla, në minierën e Trepçës.

Sipas Hotit, prezenca e Sveçlës dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojet, përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti.

Ai thotë se premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Prezenca e Ministrit të Brendshëm dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojet, përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti.

Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellur investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta. Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhnentin e Treçës, e jo minatorët.

Premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër. Mashtrimet do të marrin fund së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur qëndrimin e…