Hoti premton pagën shtesë për zyrtarët e ShKK-së, pezullohet protesta
01 mars 2021
| 13:32
Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin, kanë pezulluar protestën të cilën e kanë nisur të hënën me kërkesën për pagesë shtesë.
Hoti ka premtuar realizimin e kërkesave të tyre dhe se shtesat do t’u jepen gjatë muajit mars.